Trajneri i Arsenalit goditi me shishe një tifoz, shikoni çka ndodhi më pas

Futboll 26 Dhjetor 2018 22:17

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery u shndërrua në protagonist të një momenti të shëmtuar gjatë ndeshjes në udhëtim ndaj Brightonit, të përfunduar në barazim 1-1.

Tekniku 47-vjeçar goditi me shishe një tifoz të ekipit të Brighton kur kishin mbetur minutat e fundit të ndeshjes. Me sa kuptohet nga dinamika e ngjarjes, por edhe nga vetë version i trajnerit të “Topçinjve”.

Trajneri Emery, në tensionin e minutave të fundit dhe i mërzitur në një episode, ka goditur me këmbë një shishe uji, që ka përfunduar në drejtim të një prej tifozëve vendas, i cili më pas duket se ka pranuar shtrëngimin e dorës nga trajneri Emery, që i ka shprehur edhe keqardhjen për incidentin.

“U kërkova falje atyre, sepse godita një shishe pas një aksioni zhgënjyes për ne në minutat e fundit. Nuk ishte e fuqishme, por preku njërin prej tifozëve. U kërkova falje tifozëve”, deklaroi trajneri i Arsenal, Unai Emery në përfundim të ndeshjes.