Trajneri i Atalantas: Jemi të shokuar nga ajo që ndodhi në Bergamo

Futboll 20 Qershor 2020 08:32

Bergamo vuajti shumë gjatë shpërthimit të koronavirusit. Qyteti verior i Italisë u godit keq nga COVID-19, shumë njerëz humbën jetën dhe kaosi mbizotëroi për një kohë të gjatë. Situata e frikshme pati ndikim edhe tek Atalanta, që po zhvillonte sezonin më të mirë në histori.

Skuadra bergamaske rikthehet në fushë të dielën (pret Sassuolon, ora 19:30) dhe Gian Piero Gasperini e sheh si një sezon të ri rifillimin e Serie A. “Do të jetë sikur të nisim një kampionat të ri dhe duhet të tregohemi të aftë, shumë të aftë për të bërë mirë.

Nuk jemi më të fortët, por duhet të tregohemi më të aftët dhe më të mirët. Situata u përkeqësua pas ndeshjes me Valencian, kampionati u ndërpre dhe të gjithë vendosëm të qëndronim në Bergamo. Asnjëherë nuk e humbëm shpresën që kampionati do të rinistë përsëri, edhe për faktin që po zhvillonim një sezon të bukur dhe emocionues.

Virusi u përhap në mënyrë të pabesueshme, sidomos në Bergamo. Dhimbja e madhe pushtoi qytetin, kishte shumë vdekje, normale që ajo situatë ndikoi në trullosjen e lojtarëve të mi“, deklaron trajneri i Atalantës për Sky Sport.

-->