Trajneri i Ballkanit flet para ndeshjes me Dritën, tregon porosinë qu ua dha lojtarëve: Ne hyjmë për të fituar

Futboll 09 Maj 2021 10:01

Sot në kuadër të xhiros së 34’të të Superligës së Kosovës në futboll do të zhvillohen 5 superndeshje, ku dueli kryesor do të jetë a ndërmjet Dritës dhe Ballkanit, shkruan Insporti.

Ditë më parë, më saktë me datë 6, klubi nga Suhareka, Ballkani njoftoi se ka liruar nga detyra e trajnerin, Bledi Shkëmbi, kjo pas humbjes që morën nga skuadra e Arbërisë.

Dhe në njoftimin klubit bë e ditur se klubin do ta udhëheq ndihmëstrajneri, Ardian Basha, i cili para ndeshjes së sotme, për Insportin ka zbuluar se cila ishte porosia që ua ka dhënë lojtarëve para takimit me Dritën.

“Porosia e vetme qe u kam dhënë është që të luajmë lojën tonë, lojën qe na ka sjell ne pozicionin që i gjithë spektri sportiv ta përcjell Ballkanin. , as për barazim e as për humbje. Fitorja është synimi i vetëm” – tha Basha për Insportin.

Basha ndër tjera ka thënë se besimin që ka marrë nga klubi dhe presidenti do ta kthejë në kurajo për lojtarët

“Unë kam marre besimin e klubit dhe presidentit dhe këtë besim do ta kthej ne force dhe kurajo për lojtaret”- përfundoi Basha.

Ndryshe, takimi Drita – Ballkani zhvillohet me fillim në orën 15:00, ku në rast të barazimit të këtyre skuadrave, ose humbjes së Dritës, Prishtina do të shkëputej dhe do të bënte hap të mirë në sigurimin e titullit kampion. /Insporti.com

-->