Trajneri i Bayernit ende beson në kualifikim

Futboll 08 Prill 2021 12:07

Bayern Munchen është mposhtur në ndeshjen e parë çerekfinale nga PSG-ja (2-3).

Pavarësisht kësaj humbje, trajneri Hansi Flick beson ende në kualifikim. Ai po ashtu e ka mbrojtur portierin Manuel Neuer, duke thënë se është më i miri në botë.

“Kundërshtarët tonë shënuan tre gola në ato pak raste që krijuan, ndërsa ne kishim shumë, mund të dilnim me një rezultat më të mirë por nuk ishim efikas përpara porte. Sigurisht që jemi të mërzitur por duhet ta konvertojmë këtë energji në forcë për ndeshjen e kthimit të martën. Gabimet e Neuer? Na ka shpëtuar shumë herë, është më i miri në botë”, ka thënë Hansi Flick.

-->