Trajneri i Belgjikës flet për Ronaldon para ndeshjes me Portugalinë

Futboll 27 Qershor 2021 11:38

Belgjika dhe Portugalia do të ballafaqohen sonte nga ora 21:00 në kuadër të 1/8 të finales së Kampionatit Evropian, shkruan Insporti.

Para ndeshjes, përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez tha se nuk e kanë ndonjë plan për ta ndalur Ronaldon.

“Sigurisht duhet të mbrohemi shumë mirë ndaj Ronaldos, por kur bën plan për të ndalur një futbollist, atëherë rrezikon që të dëmtohesh nga të tjerët. Ronaldo di të jetë në vendin dhe kohën e duhur për të bërë dëm, ai është një nga më të mirët në botë dhe këtë e dimë. Por, duhet fë mbrohemi edhe nga të tjerët. Portugalia ka shumë talent dhe shpejtësi dhe do të na duhet të jemi solid si skuadër. Janë kampionët në fuqi, kanë fituar Nations League dhe kanë një mentalitet shumë të mirë për ndeshjet e rëndësishme”, u shpreh Martinez.

Fituesi i ndeshjes mes Belgjikës dhe Portugalisë do të përballet me Italinë në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

-->