Trajneri i Bullgarisë: Kjo është arsyeja pse nuk stërvitemi në “Fadil Vokrri”

Nations League 24 Mars 2019 19:19

Trajneri i Kombëtares së Bullgarisë, Petar Hubchev ka treguar arsyen pse skuadra e tij refuzoi të stërvitet në “Fadil Vokrri”.

Kosova e pret në shtëpi Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për “Euro2020”, të hënën mbrëma, me fillim nga ora 20:45, shkruan Insporti.

Mirëpo, para ndeshjes, kjo Kombëtare refuzoi të stërvitet në stadiumin e qytetit të Prishtinës, duke mos e bërë të ditur arsyen.

Për këtë është pyetur përzgjedhësi, Hubchev i cili është përgjigjur duke thënë:

“Kjo nuk është diçka e pazakontë, e kemi bërë shumë shpesh, pasi fluturimi për të ardhur këtu është shumë i shkurtë, ne mundohemi të shfrytëzojmë qendrën tonë trajnuese, pasi e kemi shumë të bukur” , është shprehur Hubchev /Insporti.com/

-->