Trajneri i Dritës flet pas fitores ndaj Malishevës – i përgëzon lojtarët

Futboll 23 Shkurt 2022 15:24


Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është ndarë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij në udhëtim kundër Malishevës. Drita triumfoi me shifrat 2:1 dhe kështu mbajti hapin me kreun e tabelës.

Për Dritën, kjo ishte fitorja e dytë në pranverë në tri ndeshje të zhvilluara, ku e ka edhe një barazim.

Është ngritur në pozitën e dytë në tabelë me 41 pikë, dy më shumë se Gjilani që është i treti por ka një ndeshje më pak të luajtur.

“Jam shumë i kënaqur me lojën që e treguam në këtë takim. I përgëzoj lojtarët për durimin që e patën por edhe falënderojë tifozët që na përkrahën në këtë ndeshje. Është një fitore e rëndësishme ndaj një ekipi cilësor si Malisheva”, ka thënë Nuhiu.

Ndeshjen e radhës, Drita e luan të shtunën në shtëpi kundër Ballkanit që është lider me 42 pikë pas 21 ndeshjeve të luajtura.

-->