Trajneri i Dukagjinit të Klinës flet nga karantina – ka një mesazh për qytetarët

Futboll 17 Mars 2020 19:14

Pandemia “Covid19” ka bërë që qyteti i Klinës të izolohet dhe të mbyllen të gjitha hyrje-daljet, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës. Ditë më parë Qeveria po ashtu pezulloi të gjitha aktivitetet sportive, duke bërë që ligat e futbollit të pezullohen, shkruan Insporti.com.

Në Klinë është vetëm një rast i paraqitur me virusin, ndërsa numri total në Kosovë ka shkuar në 19.

Qyteti i Klinës në elitën e futbollit tonë përfaqësohet nga Dukagjini, që këtë sezon u inkuadrua pas 16 vitesh. Trajneri i klubit të Dukagjinit, Severin Elezaj është izoluar në shtëpi dhe për Insportin ka dërguar një video mesazh për popullin e Kosovës, duke i’u kërkuar që të zbatojnë vendimet e Qeverisë.

“Përshendetje qytetarë të Kosovës, unë Severin Elezaj dhe ju trajnerë e futbollistë të nderuar. Jemi në një kohë të pa zakonshme, por besoj që në të gjithë botën, jo vetëm tek ne në Kosovë. Qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar që vendi më i sigurtë është shtëpia, pranë familjeve tona, që ne sportistëve na mungojnë dhe na kanë munguar, dhe shumë pak kohë ju kemi përkushtuar. Andaj, duhet të kemi kujdes dhe të ruajmë vetën dhe njëri – tjetrin, sidomos të moshuarit. Apeloj tek të gjithë që vendimet e Qeverisë dhe ato në nivel komunal të respektohen, sepse është e vetmja rrugë për të dalë sa më shpejt nga kjo gjendje. Janë ditë të vështira për të gjithë, në veçanti për sportistët, por sportistët në përgjithësi duhet ta kuptojnë rëndësinë e punës së trajnerit dhe të bëhen trajner të vetvetës, të filojnë të punojnë në formë individuale, që ta mbajnë sado pak formën fizike, sepse një ditë e humbur është shumë. Andaj, për të gjithë qytetarët, uroj që të kemi shëndet në familjet tona dhe t’i kalojmë ditë të mundishme. Për fund, kujdes po, panik jo”, transmeton Insporti.com.

Për fat të mirë ende asnjë futbollistë i klubit nuk është infektuar me koronavirus dhe sipas zyrtarëve të klubit ata janë liruar nga obligimet dhe janë izoluar në shtëpitë e tyre.

Dukagjini në tabelën e Superligës renditet në pozitën e fundit me nëntë pikë, dhe me shumë gjasë nga sezoni i ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë. /Insporti.com/

 

Eksluzive: Trajneri i futbollit flet nga karantina, ka nje mesazh per qytetaret

Eksluzive: Trajneri i futbollit flet nga karantina, ka nje mesazh per qytetaret

Gepostet von Insporti am Dienstag, 17. März 2020

-->