Trajneri i grupmoshave të reja të Kosovës e zbulon një fakt interesant për Edon Zhegrovën

Kombëtarja 24 Qershor 2019 20:50

Trajneri i grupmoshave U-15 të Kosovës, Gazmend Haliti ka zbuluar një fakt interesant për talentin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën.

Haliti është shprehur i lumtur që ka nderin të punojë me grupmoshat nga ku kanë dalur shumë futbollistë të talentuar.

Në mesin e shumë yjeve, Haliti ka punuar edhe me Edon Zhegrovën, sulmuesin e Kosovës, për të cilin ka thurrur ‘elozhe’.

Në mes të tjerash, Haliti thotë se Zhegrova ka qenë një punëtor i madh në stërvitje.

“Edon Zhegrova është shumë punëtor, ai vinte në stërvitje një orë më herët dhe fillonte punën me top”, tha Haliti në “90 Plus”.

“Kur e mbaj mend unë, ka qenë tejet i dashur me futbollin”, shtoi Haliti.

Zhegrova në vendin e Arbër Zenelit të lënduar ishte titullar në ndeshjen ku Kosova e shënoi fitoren historike kundër Bullgarisë.