Trajneri i Kroacisë: “Modrici është zemra e skuadrës”

Futboll 23 Qershor 2021 10:30

Kombëtarja e Kroacisë mbrëmë e ka parakaluar Çekinë për t’u renditur në vendin e dytë dhe duke e siguruar kështu kualifikimin direkt për në fazën 1/16 të Euro 2020, duke iu falënderuar golaverazhit më të mirë, shkruan Insporti.

Ishte Modric ai që realizoi golin e epërsisë për 2-1 në pjesën e dytë dhe me këtë, ai u bë golashënuesi më i vjetër për Kroacinë në një Kampionat Evropian, 35 vjet e 286 ditë.

Dhe, pas ndeshjes, trajneri kroat u deklarua për Modricin duke thënë: “Askush nuk është i sigurt se si Luka arrin ta mbajë nivelin e tij kaq të lartë,”

“Ne gjithmonë presim që Luka do të bjerë, se do të humbasë forcën e tij. Ai është ai që tërheq të gjithë ekipin së bashku. Ai nuk dorëzohet.”

Në 35 vjet dhe 286 ditë, Modric u bë golashënuesi më i vjetër i Kroacisë në Euro. Ai ishte gjithashtu më i riu i tyre, duke shënuar si 22-vjeçar në 2008.

“Çfarëdo që të them për Lukan dhe lojën e tij nuk do të mjaftonte … Unë jam shumë krenar për të”.

/Insporti

-->