Trajneri i Llapit, Batatina, jep lajmin e madh për tifozët nga Podujeva

Futboll 16 Shtator 2020 19:49

Skuadra e Llapit, me në krye Tahir Batatinën, po vazhdojnë përgatitjet për edicionin e ri në Superligë, stinor i cili nuk dihet zyrtarisht kur do të nisë, raporton Insporti.

Insporti realizoi një intervistë me Batatinën në fushën e ish skuadrës së Hysit, stadium të cilin po e shfrytëzojnë llapjanët.

Në këtë intervistë u folën shumë tema, nga synimet për sezonin e ri, kundërshtarët, e shumë çka tjetër.

Batatina paralajmëron se stadiumi “Zahir Pajaziti” aty ku luan Llapi si vendës do të marr pamje krejt tjetër.

Shumë shpejtë do të fillojnë punimet për pjesën e mbetur të stadiumit e po ashtu do të ndërrohet edhe bari në fushë, ku nga ai artificial, do të vihet ai natyral.

Për më shumë në videon e mëposhtme nga minuta e 22-të.

Intervista – Trajneri i Llapit, Tahir Batatina

Intervista – Trajneri i Llapit, Tahir Batatina

Gepostet von Insporti am Mittwoch, 16. September 2020

-->