Trajneri i Mallorcas flet për dokumentacionin e Muriqit – ja detajet

Futboll 01 Shkurt 2022 23:35

Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi u zyrtarizua dje tek skuadra e La Ligas, Mallorca, shkruan Insporti.

Dhe, trajneri i Mallorcas, Luis Garcia ka folur në lidhje për Muriqin, para ndeshjes së nesërme ndaj Rayo Vallecanos në kuadër të Copa del Rey.

Ende nuk i është kompletuar dokumentacioni për Muriqin, dhe nëse ndodh kjo, sipas Garcias, sulmuesi kosovar do të luajë, madje nga fillimi.

“Profili fizik, konkretizues në zonë. Nëse do të plotësojë dokumentacionin, do të luajë, madje që në fillim”, deklaroi Garcia.

Vedat Muriqi sot zhvilloi seancën e parë stërvitore, teksa ekipi spanjoll e mori Muriqin në formë huazimi deri në fund të sezonit, me mundësi blerjeje.

-->