Trajneri i Milanit shprehet i zemëruar me lojtarët  e tij

Futboll 10 Shkurt 2020 13:44

Milani e ka lëshuar epërsinë prej 2:0 ndaj Interit duke pësuar në fund 4:2 në derbin e xhiros në Serie A.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se ndihet i zemëruar me lojtarët e vet, të cilët i kritikon se nuk i kryen detyrat e veta në mbrojtje duke e lejuar Interin të rikthehet nga 2:0 për të fituar 4:2 të dielën në derbin Della Madonnina.

 “Strategjia jonë funksionoi shumë mirë në pjesën e parë dhe mbase meritonim më shumë se 2:0. Por pasi i pranuam dy gola brenda tre minutave gjithçka ndryshoi. Jam i zemëruar me lojtarët e mi, sepse ata kishin detyra mbrojtëse në ato situata dhe në momentin që nuk i kryem, u ndëshkuam nga Interi”, shtoi ai.

-->