Trajneri i njohur goditet me veturë, në gjendje të rëndë shëndetësore

Futboll 09 Prill 2019 13:26

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Scaloni është në spital pasi u godit nga një veturë teksa ishte në biçikletën e tij në mëngjesin e të martës, bëjnë të ditura mediat në Argjentinë, transmeton Insporti

Ish-mbrojtësi i West Hamit u godit teksa ishte duke lëvizur me biçikletën e tij në ishullin e Mallorcas, aty ku është shtruar në spital.

Scaloni ka pësuar disa lëndime në trup dhe fytyrë, dhe raportohet se është në gjendje të rëndë.

40-vjeçari është trajner i Argjentinës që nga nëntori i vitit 2018, kur u emërua pasues i Jorge Sampaolit. /Insporti.com/