Trajneri i Romës premton finalen në Champions

Futboll 01 Maj 2018 15:13

Të mërkurën në “Olimpico”, do të luhet sfida e dytë gjysmëfinale e Champions League në mes Romës dhe Liverpool, mirëpo përkundër që anglezët kanë epërsi 5-2 nga ndeshja e parë, italianët janë të frymëzuar nga përmbysja me Barcelonën për të bërë një tjetër përmbysje të madhe.

Në prononcimin e tij para ndeshjes, trajneri Eusebio Di Francesco, u shfaq tepër optimist duke deklaruar:
“Ne përballemi me një ekip krejtësisht të ndryshëm në krahasim me Barcelonën, në drejtim të taktikave dhe mentalitetit. Liverpool është më pak i udhëhequr nga driblingu, pasi priret për të shkuar vertikalisht. Nga pikëpamja taktike ndryshon shumë, ndërsa nga pikëpamja motivuese asgjë nuk ndryshon”.

“Ne duam ta përmbysim sërish rezultatin, por duhet të japim gjithçka që kemi në fushë. Do të përpiqemi të bëjmë diçka të madhe. Do të jetë një lojë që duhet të trajtohet mirë, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Ne kemi nevojë për gola, kështu që le të fillojmë me një fokus të madh mbrojtës, duke u përpjekur t’u japim atyre më pak thellësi. Megjithatë, e dimë se për të shënuar tre gola nuk mund të qëndrosh në zonën tënde”, tha Di Francesco.

Ai mendon se duke u qenë Roma në ndjekje të rezultatit, ekziston rreziku të pësoj nga kundërsulmet. Di Francesco është i vetëdijshëm që Liverpool është një skuadër e rrezikshme.

“Për të qenë në gjendje të luajmë me Liverpool, do të duhet të përmirësojmë performancën atletike të ekipit. Me Barcelonën kemi bërë diçka të madhe, por kurrë nuk jam i kënaqur dhe ambicia jonë duhet të jetë për të shkuar në Kiev. Sot do t’i bind djemtë e mi, se diçka e madhe mund të ndodhë. Salah ishte e pakontrollueshëm në ndeshjen e parë, në “Anfield”, por unë nuk mund ta ndryshoj tërë ekipin për një lojtar. Kam mbrojtur me tre dhe jo pesë mbrojtës. Ne do të duhet të jemi më të mirë në leximin e situatave të caktuara, por nuk mund të vendos vetëm tre lojtarë”, deklaroi Eusebio Di Francesco. /Insporti.com

-->