Trajneri i Serbisë i “kapet” Kombëtares së Kosovës – ja çfarë thotë

Kombëtarja 23 Janar 2020 15:38

Ndeshja e muajit mars e Kombëtares së Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve do të jetë më e rëndësishmja për “Dardanët”.

Gjatë kualifikueseve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, Kosova luajti në grup me Malin e Zi, derisa trajneri Ljubisa Tumbakovic refuzoi të paraqitej në stol në ndeshjen kundër Kosovës.

Pikërisht ky trajner, tashmë është pjesë e Përfaqësueses së Serbisë dhe ka folur për përballjet e fazës së ‘play-off-it’ të Ligës së Kombeve, si dhe për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë.

Ai ka thënë se është tifoz i Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës në këtë fazë për të shkuar në ‘Euro 2020’.

“Sigurisht që unë jam tifoz me Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut. Bosnja ka futbollistë të mirë dhe unë iu dëshiroj fat atyre ndaj Irlandës Veriore. Ndërsa, maqedonasit janë në ekspansion, dhe për mendimin tim, janë favorit për të fituar. Jam i bindur se pa vështirësi, ata do t’i fitojnë të dyja ndeshjen – fillimisht ndaj Kosovës dhe më pas ndaj fituesit të ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi”, vlerësoi trajneri serb.

Maqedoni e Veriut – Kosovë do të zhvillohen më 26 mars.

-->