Trajneri i Sileksit pas humbjes nga Drita, e bën për ‘pesë pare’ skuadrën e tij

Futboll 18 Shtator 2020 08:55

Drita ka shënuar fitore historike ndaj Sileskit në Europa League, me shifrat 2:0.

Skuadra gjilanas i bashkohet Shkëndijës në raundin e tretë të Europa League si dy ekipet e vetme shqiptare.

Ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu ishte më i mirë gjatë gjithë takimit dhe me plotë meritë arrin të sigurojë një duel ndaj Legia Varshavës, ekip me të cilin do të takohet javën e ardhshme.

Goran Simov, trajneri i Sileksit nuk është ndarë aspak i kënaqur me skuadrën e tij në ndeshjen ndaj Dritës.

Pas ndeshjes, Simov ka dhënë kritika të ashpra për futbollistët e tij.

“Thjesht nuk kemi hyrë në ndeshje siç duhet, unë mbaj përgjegjësinë e plotë. Kemi agresion, por frikësohemi të fitojmë, të shënojmë. Thjesht, kjo është ndeshja më e keqe prej që jam trajner i Sileksit”.

“Faji është imi. Lojë zero me pasime, zero shanse, skuadër e panjohur e Sileksit. Fatkeqësi futbolli. Urime Dritës, fitore e merituar”, theksoi Simov.

-->