Trajneri i Slovanit i frikësohet Feronikelit, ja çka deklaron para ndeshjes

Futboll 29 Korrik 2019 13:30

Trajneri i Slovan Bratisllavës, Jan Kozak, në deklaratën e tij për mediat sllovake një ditë para ndeshjes së kthimit ndaj Feronikelit në Prishtinë, ka thënë se ekipi i tij duhet të ketë kujdes për lojën që e zhvillon në ‘Fadil Vokrri’.

“Definitivisht ata shënojnë gola, si brenda ashtu edhe jashtë terrenit të tyre. Mirëpo, mos të harrojmë se jemi në epërsi dhe nuk duhet të ngutemi. Ata do të tentojnë të na eliminojnë, por lojtarët tanë duhet të jenë të kujdesshëm dhe kështu do të kalojmë tutje”, ka thënë ndër të tjera Kozak.

Feronikeli pret nesër në ‘Fadil Vokrri Slovanin’. Ndeshja nis në ora 18:00.

Duelin e parë, të zhvilluar në Bratisllavë, e fitoi Slovani 2-1. Ndeshja i takon raundit të dytë kualikues të Europa Ligës. Fituesi kalon në raundin e tretë kualikues.