Trajneri i Spanjës: Ishte e vështirë, Kosova ka stilin e njëjtë si ne

Kombëtarja 08 Shtator 2021 23:39

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka folur pas ndeshjes me Kosovën.

Kosova u mposht nga Spanja me rezultat 2:0 dhe mori primatin në tabelë në grupin B.

Pas ndeshjes, Luis Enrique tha se Kosova ka stil të njëjtë me të Spanjës:

“Ishte ekip mjaft i vështirë. Krijuan mjaft raste. Janë shumë më ndryshe se pjesa tjetër e ekipeve.

Kanë filozofi të njëjtë. Kosova është një nga ekipet që luan më mirë dhe kanë stilin e njëjtë si ne”, tha ish-trajneri i Barcelonës.

-->