Trajneri i TNS tregohet i sinqertë, ja çka deklaron pas ndeshjes

Feronikeli është eliminuar nga gara më e madhe për klube në Evropë, Liga e Kampionëve.
Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në kuadër të rrethit të parë eliminator, Feronikeli është mundur nga The New Saint.
Feronikeli është mundur nga The New Saints me rezultat minimal 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2 eliminohet nga Liga e Kampionëve.
Pas ndeshjes, trajneri i TNS, Scott Ruscoe në një konferencë për shtyp ka thënë se skuadra e tij nuk krijoi shumë raste, por një i krijuar u shndërrua me gol nga Dean Ebbe.
“Ishte një ndeshje emocionuese deri në fund. Edhe pse ne nuk krijuam shumë raste, ne e konkretizuam një përmes Dean Ebbe mjaft mirë”, tha fillimisht Ruscoe.
“E kam shikuar orën dhe mendova ‘jo, kjo mund të ndodhë përsëri që të barazojmë në minutat e fundit’, por jo tani. Djelmoshat ishin të vendosur, të gatshëm për njëri-tjetrin përkundër se ishin paksa të lodhur”, vlerësoi trajneri i TNS.
“Ndeshja me Copenhagen do të jetë e vështirë, një nga skuadrat më të mira në Evropë, ata kanë përvojë dhe luajnë futboll të bukur”, përfundoi Ruscoe.