Trajneri i Werderit e komenton kështu paraqitjen e Rashicës

Futboll 09 Mars 2019 11:29

Milot Rashica është duke kaluar momente të mira në fanellën e Werder Bremen.

Reprezentuesi kosovar është bërë një nga futbollistët kyç të skuadrës gjermane, me golat e tij.

22 vjeçari shkëlqeu mbrëmë në fitoren e Werderit ndaj Schalke 04 me rezultat 4:2, duke shënuar dy gola.

Trajneri i Werderi, Florian Kohfeldt, është shprehur shumë i lumtur me paraqitjet e Rashicës dhe se ka kaluar periudhën e vështirë që kishtë në fillim të sezonit.

“Jam shumë i lumtur për të sepse është djalosh fantastik që punon shumë dhe ka kaluar nëpër një situatë të vështirë në fillim këtu. Në dhjetor të vitit të kaluar, atij i janë dhënë disa shanse. Është kritikuar, por është i ri dhe futbolli kështu e ka. Mënyra se si e shënoi golin e dytë, është fantastike”, tha Kohfeldt.

Rashica në vitin 2019 ka shënuar pesë gola, po aq sa ka shënuar dhe sulmuesi polak, Robert Lewandowski. /Insporti.com/

 

-->