Trajneri i Werderit flet për çmimin e Rashicës

Futboll 06 Shkurt 2020 20:39

Me formën të cilën po e kalon Milot Rashica prejse u transferua te Werder Bremeni e deri tani, është kthyer në njërin prej aseteve më të çmuara të klubit nga Bundesliga.

‘Raketa e Werderit’ nuk ka çmim sërish!”, është kryetitulli i gazetës gjermane “Bild”.

Në Kupën e Gjermanisë, Rashica ka vendosur në duelin e fundit edhe një rekord tjetër të klubit, me golin e shënuar, që ishte i gjashti në po aq ndeshje, duke kaluar legjendat e Werderit, Hasebrink, Reinders dhe Rufer, transmeton KTV.

“Ai është i saktë në gjithçka, punon shumë në mbrojtje dhe fiton shumë topa. Miloti ka treguar edhe një herë tjetër se është i rrezikshëm për secilën vijë të mbrojtjes në Bundesligë dhe jam shumë i lumtur për të”, deklaroi pas ndeshjes së kupës kundër Dortmundit, trajneri Florian Kofeldt.

Për Werderin, shitja e Rashicës nuk është në plan të parë, por edhe nëse ndodh një gjë e tillë, ekipi do t’i mbushte të gjitha vrimat financiare.

Kontributi i Rashicës për Werderin është i dukshëm edhe në Bundesligë, ku në 16 ndeshje ka shënuar 7 gola e tri asistime.

-->