Trajneri i Werderit konfirmon largimin e Rashicës

Kombëtarja 10 Gusht 2020 14:23

Largimi i Milot Rashicës nga Werder Bremen është thjeshtë çështje ditësh.

Sulmuesi kosovar prej kohësh është përfolur për një transferim, pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.

E në ndeshjen e parë kontrolluese të Werderit, Rashica mungoi edhe pse ka stërvitur rregullisht me skuadrën.

Trajneri i Werder, Florian Kohfeldt tha se nuk e aktivizoi kosovarin pasi ai është në një situatë ku së shpejti do të ndërroj skuadër.

“Ne vendosëm së bashku të mos ta përdorim Rashicën për shkak të situatës së tij”.

“Ai është pranë transferimit dhe nuk deshëm të rrezikojmë”, ka deklaruar Kohfeldt.

Sipas medieve gjermane RB Leipzig mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me kosovarin, por një gjë e tillë pritet të ndodhë pas ndeshjes çerekfinale në Ligën e Kampionëve, që ekipi gjerman e zhvillon ndaj Atletico Madrid.

Gjithsesi në garë për vushtrriasin mbeten edhe skuadra tjera si Hertha Berlin, Wolverhampton, West Ham United dhe Aston Villa.

Werder po synon të përfitojë rreth 25 milionë euro nga shitja e Rashicës.

-->