Trajneri italian me fjalë të rënda pas gabimit ‘fatal’ të Valon Berishës dje

Futboll 08 Nëntor 2019 14:19

Valon Berisha, dje ka qenë fytyra tragjike e eliminimit të Lazios nga Liga e Evropës.

Mesfushori i Kosovës dje hyri në lojë në minutën e 82-të por që disa minuta më pas i ‘fali’ një gol skuadrës Celtic në fitore 2:1 të këtyre të fundit.

E për gabimin e Berishës në mesfushë nga edhe erdhi goli i dytë i kundërshtarëve ka folur trajneri i mirënjohur italian, Walter Zenga.

“Lazio mbizotëroi në të dyja ndeshjet me skocezët, por në futboll është e rëndësishme të shënosh e jo të matesh me goditje në portë dhe të dominosh posedimin e topit. Topi nuk donte të futej në portë. Çfarë mund të themi për një ekipi, që luan kështu. Në fund, Lazio humbi, sepse një lojtar (Valon Berisha) bëri një marrëzi, që nuk bëhet as nga amatorët rajonalë”, ka thënë Walter Zenga.

Berisha nga ndeshja është larguar me lot në sy.