Trajneri Lampard i dhënë pas të rinjve, mundësi e artë për talentin Broja

Futboll 13 Prill 2020 21:32

Që në momentin kur mori drejtimin e Chelseat, Frank Lampard ka shfrytëzuar shumë akademinë duke marrë nga aty disa të rinj që janë integruar në skuadrën e parë.

Kjo tërhqje e trajnerit Lampard ndaj të rinjve shihet si një mundësi mjaft e mirë edhe për talentin shqiptar Armando Broja, i cili synon të bëjë vend në formacionin e parë.

Është portali i njohur anglez Daily Star ai që raporton se pas Billy Gilmour, Mason Mount dhe Reece James, trajneri Lampard synon të afrojë në skuadrën e parë dhe emra si Broja, Tino Anjorin, Ian Matsen, etj.

18-vjeçari Armando Broja është një sulmues shtatlartë, 191 cm, i cili shihet si mjaft premtues për të ardhmen.

Ai ka treguar një formë mjaft të mirë me të rinjtë e Chelsea dhe me shumë gjasa së shpejti do e shohim ta bëjë dhe me skuadrën e parë.

-->