Trajneri legjendar rikthehet në Premier League

Futboll 04 Tetor 2021 21:21

Trajneri i mirënjohur Claudio Ranieri rikthehet të drejtojë në Premier League. Tashmë është zyrtare, italiani ka firmosur me skuadrën e Watford, që sot pushoi trajnerin përmes një komunikate.

Ranieri ka firmosur një kontratë 2-vjeçare teksa rikthehet sërish në kampionatin anglez pas aventurës me Fulham në sezonin 2018/2019 dhe gjithashtu pas “përrallës” së realizuar me Leicester në sezonin 2015/2016, ku fitoi titullin.

Me Leicester, Ranieri arriti rezultate të magjishme ku koleksionoi 81 pikë, ku fitoi 23 sfida, barazoi 12 dhe humbi 3 ndeshje. “Dhelprat” atë sezon la pas Arsenalin e vendit të dytë 10 pikë pas.

Lajmin e arritjes së marrëveshjes me ish-trajnerit të Interit, Juventusit, Romës dhe Valencias e ka bërë vetë publike klubi i Watfordit me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.

-->