Trajneri i Romës e pranon eliminimin, por jo pa hedhur akuza

Futboll 03 Maj 2018 07:48

Skuadra e Romës u eliminua mbrëmë nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, përkundër që shënoi fitore në “Olimpico” me rezultat 4-2, mirëpo Liverpool kishte epërsinë nga ndeshja e parë dhe rezultati i përgjithshëm prej 7-6, e dërgoi skuadrën e “Reds” në finale.

Megjithatë, trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, përkundër se e pranon eliminimin, ai pati edhe akuza lidhur me rastet që sipas tij, është dashur të jenë penallti.

“Sonte isha i bindur se mund të arrinim kthesën, dhe për këtë gjë më vjen keq më shumë sepse nuk i dhamë njerëzve një emocion të madh”, tha Di Francesco.

“VAR-i do na kishte dhënë diçka më shumë, të paktën 2 raste të pastra që na u mohuan, gjë që solli edhe uljen e ritmit tonë në disa momente kyçe të lojës. Gjithsesi, Liverpool nuk ka vjedhur asgjë, sepse e ka treguar që është një skuadër e madhe”, përfundoi deklaratën e tij trajneri i Romës. /Insporti.com

-->