Trajneri serb në Barcelonë

Basketboll 08 Shkurt 2018 09:06

Barcelona në pjesën e mbetur të sezonit në Ligën ACB dhe në Euroligë do të udhëhiqet nga trajneri serb Svetislav Pesic.

Barcelona ka shkarkuar trajnerin Sito Alonso për shkak të rezultateve të dobëta, gjegjësisht pas 7 fitoreve dhe 14 humbjeve në 21 ndeshje në Euroligë.

Pesic ka qenë edhe më herët trajner i Barcelonës dhe me këtë ekip ka fituar titullin e kampionit të Euroligës më 2003.

Barcelona më 2010 ka qenë kampione e Euroligës dhe që nga ajo kohë, nuk ka avancuar përtej gjysmëfinales.

Këtë sezon ekipi po ballafaqohet me luhatje të mëdha të formës, pjesërisht të shkaktuara edhe si pasojë e disa lëndimeve.

Nuk është paralajmëruar nëse mëtohet edhe transferimi i ndonjë basketbollisti të ri si përforcim për ekipin.

-->