Trajneri shqiptar nënshkruan me skuadrën kineze

Futboll 20 Shtator 2019 23:12

Ergys Luga, ish ndihmës trajneri i Kamzës, pritet të vazhdojë karrierën e tij shumë larg prej Shqipërisë në Kinë. Bëhet e ditur se Luga ka firmosur me ekipin e Shenzhen, i cili drejtohet nga një emër shumë i njohur në botën e futbollit, Roberto Donadoni.

Trajneri shqiptar pritet të transferohet në Kinë dhe të marrë në menaxhim ekipet e moshave në skuadrën kineze. Ergys Luga pas dënimit të Kamzës me përjashtim nga kampionati, vazhdoi të stërviste ekipet e moshave të Kamzës dhe tashmë pritet largimi i tij larg Shqipërisë.