Trajnerit i bie infrakt gjatë ndeshjes

Futboll 22 Korrik 2019 18:18

Dinamo e Bukureshtit është në ankth për trajnerin e vet Eugen Nagoe, i cili pësoi një infarkt gjatë ndeshjes kundër Universitatea Craiova, në National Arena.

Ishte minuta e 25-të e ndeshjes kur nga stoli i Dinamos erdhi sinjali që diçka po ndodhte dhe më pas u kuptua që trajneri ndihej keq.

Ambulanca i dha ndihmën e shpejtë direkt në stadium, ndërsa më pas e transportoi për në spital.