Trajnerit të Kosovës U21 i ra tabela e reklamave prapa kokës

Futboll 09 Qershor 2021 22:17

Përfaqësuesja U21 e Kosovës e nisi me fitore ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian 2023.

Të martën mbrëma, “Dardanët” e rinj shënuan fitore 2-0 ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”.

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Michael Nees, i shpëtoi një lëndimi të mundshëm pas ndeshjes.

Trajneri gjerman ishte duke dhënë intervistë pas ndeshjes, kur tabela e reklamave e vendosur prapa tij u rrëzua.

Megjithatë, e gjithë kjo situatë fatmirësisht kaloi pa ndonjë rrezik. 

-->