Transferimi i De Jong te Barcelona ka ndikuar që Real Madridi të largohet nga gara për lojtarin

Futboll 26 Janar 2019 18:36

Barcelona mposhti Paris Saint-Germainin dhe Manchester Cityn në garën për transferimin e mesfushorit, Frenkie de Jong, nga Ajaxi.

21-vjeçari zyrtarisht do të kalojë në “Camp Nou” gjatë verës, pasi marrëveshja me vlerë prej 75 milionë eurove u arrit mes dy klubeve, transmeton Insporti.

De Jong nënshkroi një kontratë pesë-vjeçare, sipas të cilës thuhet se do të përfitojë një pagë javore prej €200,000.

E drejtë të themi se lideri i La Ligas është i vendosur të përforcohet në afate kalimtare, pasi tashmë veç ka siguruar shërbimet e Kevin-Prince Boateng.

Por e njejta nuk mund të thuhet edhe për Real Madridin që nuk është shumë aktiv në treg.

Shkaktari për këtë po del të jetë transferimi i De Jong te Barca.

Klubi nga kryeqyteti spanjoll thuhet se do t’i japë fund interesimit për Christian Eriksen, sipas “AS”.

 

Eriksen with Spurs

Marrëveshja aktuale e mesfushorit me Tottenhamin skadon në vitin 2020, dhe potencohet se ai është i vendosur të kalojë te klubi mbretëror.

Megjithatë, pasi u bë publike shuma që shpenzoi Barca në De Jong, Reali po shqetësohet se çmimi i Eriksen do të rritet dukshëm.

Ende nuk dihet nëse “Los Blancos” do të identifikojnë objektivë të rinj për mesfushën, ose nëse do të preferojnë t’iu besojnë opsioneve që tashmë i kanë në këtë repart. /Insporti.com/

-->