Tre derbi në këtë xhiro, Nuza nuk delegohet në asnjë ndeshje

Futboll 07 Korrik 2020 14:52

Xhiroja e 29-të e IPKO Superligës së Kosovës do të zhvillohet në mesjavë dhe do të zhvillohet tre super derbi. Gjilani – Prishtina, Drita – Feronikeli dhe Ballkani – Llapi do të jenë ndeshjet kryesore të kësaj xhiro. Gjyqtarët për këtë xhiro janë deleguar, por çuditërisht gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza nuk është deleguar në asnjë ndeshje, raporton Insporti.com.

Nuza i cili në ndeshjet e fundit ka qenë briliant në ndarjen e drejtësisë duke marrë lavdatat nga trajnëret Ismet Munishi dhe Shpëtim Idrizi, nuk është deleguar në asnjë ndeshje për këtë xhiro, ani pse janë tri derbi që mund të përcaktohet fati i kampionit të ri.

Kreshnik Vula do të jetë në derbin, Gjilani – Prishtina, i ndihmuar nga Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa e Tefik Maloku.

Drita – Feronikeli do të drejtohet nga Selim Isufi, i ndihmuar nga Erdoan Baliqi, Driton Preniqi dhe Vigan Ibërdemaj.

Ndërsa, duelin tjetër, Ballkani – Llapi, gjyqtarë do të jenë: Visar Kastrati, Besnik Morina, Imran Kabashi e Erdall Zasella.

Dardan Çaka i Vushtrrisë, këtë javë do të jetë në kryeqytet, Sfida, Flamurtari – Dukagjini, i është përcaktuar.

-->