Tre futbollistë të Arsenalit e vizituan në shtëpi Xhakën pas ndeshjes

Futboll 28 Tetor 2019 13:27

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u largua nga “Emirates Stadium” nën fërshëllimet e tifozëve të Arsenalit, gjatë ndeshjes me Crystal Palace e cila përfundoi baras me rezultat 2:2, shkruan Insporti.com.

Xhaka pasi u largua nga fusha besohet se nuk ka qëndruar fare në zhveshtore deri në përfundim të ndeshjes, shkruan The Athletic, transmeton Insporti.com.

Mediumi i ri anglez The Athletic po ashtu raporton se Xhaka pas ndeshjes është vizituar nga tre futbollistë të skuadrës së parë të Arsenalit.

 

Madje, gjatë ndeshjes mesfushori uruguaian, Lucas Torreira ishte përlotur duke parë se çfarë ishte duke i ndodhur kapitenit të tij.

Xhaka edhe pse bëri një asist për golin e parë, nuk ka mjaftuar për tifozët e pranishëm në stadium.

Veprimi i Xhakës është bërë temë kryesore e shtypit anglez dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. /Insporti.com/

-->