Tre nokdaunet që ‘ia përfunduan karrierën’ të riut japonez

Boks 31 Dhjetor 2018 15:56

Tenshin Nasukawa do të tentojë që ta harrojë sa më shpejtë duelin me Floyd Mayweatherin.

Mbrëmja e Vitit të Ri nuk do të harrohet lehtë nga i riu japonez, që u mposht me TKO nga Floyd Mayweather në ‘Saitama Super Arena’, përcjell Insporti

Në duelin që pritej të zgjaste tre runde, kikboksieri Nasukawa u rrëzua tri herë në tokë vetëm në rundin e parë, duke u turpëruar në sy të publikut të tij.

Gjyqtarët vendosën që ta ndërprejnë ndeshjen pasi 20-vjeçari nuk ishte në gjendje të vazhdojë, pas tre nokdauneve nga Floyd Mayweather.

Tri momentet që e vendosën meçin mund t’i shikoni në videon më poshtë. /Insporti.com