Tre vjet në Torino, tifozët kujtojnë mbërritjen e Ronaldos dhe luten: Qëndro me ne

Futboll 10 Korrik 2021 22:51

Ndërsa pret të vendosë se cila do të jetë e ardhmja e tij, Cristiano Ronaldo relaksohet buzë detit me Georginën, fëmijët e tij dhe disa miq. Kampioni portugez, pas eliminimit të Portugalisë nga Euro 2020, qëndroi i heshtur dhe së shpejti duhet të zbulojë të ardhmen e tij.

Ronaldo midis së kaluarës dhe së ardhmes: kujtesa dhe ftesa e tifozëve

Juventusi dhe tifozët po presin të dëgjojnë për vendimin e Ronaldos.Ndërkohë, mbështetësit kanë vendosur të festojnë përvjetorin e mbërritjes së CR7 te Juventus, duke postuar mesazhe dhe foto në rrjetet sociale: “Më 10 korrik 2018, presidenti ynë i madh fluturoi në Greqi dhe na solli lojtarin më të fortë në botë.

Kanë kaluar 3 vjet tashmë, si ikën koha “- këto janë vetëm disa nga komentet. Ka edhe nga ata që shfrytëzuan përvjetorin për të ftuar Ronaldon për të qëndruar: “Mos na braktis, le të vazhdojmë së bashku”.

-->