Tre xhudistët që do ta përfaqësojnë Kosovën nesër, në “Grand Slamin” e Parisit

Tokio2020 08 Shkurt 2019 10:36

Akil Gjakova, Nora Gjakova e Distria Krasniqi synojnë të ‘pushtojnë’ podiumin e “Grand Slamit” në Paris 2019.

“Grand Slami” i Parisit 2019 mbahet nesër (e shtunë) dhe pasnesër (e diel), kurse ekipi ynë i xhudos përfaqësohet me tre garues, njofton KOK, transmeton Insporti.

Akili do të rikthehet në garën ku e nisi suksesin vitin e kaluar. Ai kishte fituar medaljen e artë në kategorinë e tij, deri në 73 kilogram

Trajneri Driton Kuka me Nora Gjakovën (majtas) dhe Distria Krasniqin

Kampionia e Evropës, Nora Gjakova garon në kategorinë në kategorinë deri në 57 kilogram, ndërsa nënkampionia e Evropës në kategorinë -52 kilogram, Distria garon në -48 kg.

Gara e “Grand Slamit” vlerësohet njëra prej më të fortave në xhudo, ndërsa është e vlefshme edhe për pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Të tre xhudistët tanë garojnë të shtunën. /Insporti.com/

Akil Gjakova, pas triumfit në Grand Slamin e vitit të kaluar në Paris

-->