Tregimi që nuk harrohet – Goran Ivanisevic dhe Wimbledoni

Tenis 21 Qershor 2019 13:19

Turneu më i njohur i tenisit në botë dhe Grand Slami i tretë në kalendar – Wimbledoni, fillon më 1 korrik dhe kjo është kohë e mirë për të kujtuar tregimin për Goran Ivanisevicin, tenistin i cili ka marrëdhënie të veçantë me këtë turne.

Ivanisevic ka qenë një nga tenistët më të mirë në botë në vitet e 90-ta i njohur për lojën e tij shumë të thjeshtë që mbështetej në shërbim të fortë dhe dalje në rrjetë, shkruan Insporti.

Ai tri herë kishte humbur në finale të Wimbledonit në vitet 90 dhe kishte hequr dorë nga ëndrra jetësore që të fitojë këtë turne.

Më 2001, kur ishte i 125-ti në botë, atij iu mundësua që me ftesë (ëild card) të marrë pjesë në këtë turne dhe ky tregim është pjesë e historisë.

Ivanisevic u bë kampion i Wimbledonit kur këtë nuk e priste askush, kurse tregimi i tij në video montazhin që mund ta shihni në këtë artikull të Insportit, ju kthen prapa në kohë për dy dekada në disa çaste të lavdishme të tenisit.