Trepça 89 – Drita, shënohet goli i parë i takimit
Futboll
14 Qershor 2020
17:21

Është zhbllokuar sfida në mes të Trepçës 89 dhe Dritës, takimi ky i vlefshëm për javën e 24-të në IPKO Superligën e Kosovës, transmeton Insporti.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 17-të pas një goli të bukur të Xhevdet Shabanit.
Me një fitore eventuale Drita do ta rimarr kreun e tabelës, pasi momentalisht ndodhen në pozitën e dytë me një pikë më pak se Prishtina.
Kujtojmë që njëkohësisht është duke u zhvilluar edhe takimi tjetër në mes të Ferizajt dhe Gjilanit.
Trepça ’89: Hyseni, Dedia, Asare, Kaqiku, Statovci, Jashari, Traore, Emini, 14 Muja, Muja, Manaj
Drita: Maloku, Limani, Gerbeshi, Leci, Blakcori, Namani, Vucaj, Fazliu, Haxhimusa, Shabani, Rexha.