Trepça ’89 e Feronikeli shumë afër finales

Uncategorized 17 Prill 2019 17:02

Trepça ’89 po thuaj është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen e parë ka fituar në udhëtim te Vëllaznimi me rezultat 4:0 dhe është pak e besueshme që në ndeshjen  e kthimit, e cila zhvillohet në Mitrovicë, të shpërdorojnë një epërsi kaq të madhe. Engjëll Hoti (22’),  Arb Manaj (45’), Arbnor Muja (83’) dhe Lacina Traore (90’) kanë shënuar për skuadrën mitrovicase.

Fitore në udhëtim ka shënuar edhe Feronikeli, duke mposhtur Ballkanin me rezultat 2;1.

Mendurim Hoti (30’) dhe Mevlan Zeka (50’) shënuan për mysafirët, ndërsa Visar Berisha (87’) ishte autor i golit të vetëm për Ballkanin.

-->