Trepça ’89 kërkon personin që ua ka hapur Instagramin, njoftimi me gabime drejtshkrimore

Futboll 09 Dhjetor 2020 19:21

KF Trepça ’89 ka njoftuar se faqja e tyre në rrjetin social Instagram nuk është aktive tash e një kohë. Klubi nga Mitrovica në njoftim ka shkruar se janë në kërkim të personit që ua ka hapur faqen në këtë rrjet sociale, raporton Insporti.com.

‘89shi me këtë njoftim ka treguar se në anën e marketingut nuk është aspak serioze dhe jo mirë e organizuar.

Me këtë problem nuk është vetëm ‘89shi por edhe shumë klube të tjera të elitës së futbollit tonë.

Në këtë njoftim të lëshuar në faqen zyrtare të klubit në rrjetin social Facebook, janë disa gabime drejtshkrimore. Pra, një tjetër lëshim nga klubi mitrovicas.

Këtë njoftim duket se e ka shkruar një zyrtar anomin i klubit nga Mitrovica.

Krejt në fund të njoftimit, thuhet se “me respekt Zyrtari i KF Trepça’89 FC”.

No description available.

Ky lloj njoftimi tregon mjaft shumë për organizimin e klubit në anën e marketingut.

Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Idrizi pas 16 ndeshjeve të zhvilluara renditet në pozitën e shtatë me 20 pikë të grumbulluara.

Trajneri Idrizi së bashku me futbollsitët e tij shquhen për lojën e bukur në Superligë.

’89shi nesër do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në Superligë, pasi do të përballet me Ballkanin në Therandë. /Insporti.com/

-->