Trepça 89 përkujton Fadil Vokrrin në dy vjetorin e vdekjes së tij

Futboll 09 Qershor 2020 11:56

Sot dy vite me parë, ka ndërruar jetë ikona e futbollit kosovar dhe ish-presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri.

Në mëngjesin e 9 qershorit 2018, Kosova mori lajm tronditës, pasi Fadil Vokrri kishte ndërruar jetë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Trepça 89′ ka shkruar se Vokrri është ai i cili ka vendosur gurë themelet e futbollit kosovar në instancat më të larta ndërkombëtare.

“Sot përkujtojmë dyvjetorin e ndarjes fizike nga ne, TI LEGJENDA e Futbollit mbarë shqiptar.

Ti i vendose gurë themelet e Futbollit Kosovar në instancat më të larta ndërkombëtare,

TI na dhurove Adrenalinën si futbollist i kohës tënde por dhurata më e madhe pranimi i FFK-së në FIFA & UEFA.

Familja Vokrri të jeni krenar, kurse ne bashkëpunëtorët TU të privilegjuar që të patëm.

I përjetshëm Kujtimi për TY LEGJENDË”, ka shkruar KF Trepça ’89

-->