Trepça ’89 – Vëllaznimi, këto janë kuotat në bastoren më të famshme në botë

Futboll 01 Qershor 2019 13:21

Edhe pak orë na ndajnë nga ndeshja e barazhit në mes të Trepçës ’89 dhe Vëllaznimit, shkruan Insporti.com.

Skuadra gjakovare vije në këtë takim si ekipi i katërt i renditur në Ligën e Parë me 54 pikë,  në anën tjetër 89shi nuk arriti të shmangë barazhin dhe mbetën në pozitën e nëntë në IPKO Superligë.

Edhe kjo ndeshje është në buletinin e bastores së famshme “bet365”, raporton Insporti.com.

Sipas “bet365” favorit për të fituar këtë ndeshje është 89shi pasi ka kuotën 1.75, barazimi 3.75 ndërsa 5 euro për të fituar Vëllaznimi.

 

Kjo ndeshje do të zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’  në Prishtinë me fillim të orës 16:00 dhe do të jetë vendimtare për të dyja skuadrat, pasi do të mësojnë fatin e tyre se ku do të luajnë edicionin e ardhshëm.

-->