Trepça e mbyll me humbje

Superliga 20 Prill 2018 19:54

Trepça është mposhtur në “Minatori” nga Bashkimi me shifrat 88:93 në ndeshjen e fundit të pjesës së rregullt të kampionatit në IP Superligën e Kosovës në basketboll. Në këtë mënyrë, Trepça e ka mbyllur kampionatin në pozitën e pestë, me 40 pikë, ndërsa Bashkimi renditet në pozitën e dytë me 49 pikë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar, me Kerasan Prishtinën.

Aaron Moss me 23 dhe Eric Stutz me 18 pikë ishin më të merituarit për fitoren e “Portokallinjve”, tek të cilët me lojë të mirë u dalluan edhe Vincent Zollo e Altin Morina që kontribuan me nga 14 pikë. Në anën tjetër, Besnik Azemi e Samir Zekiqi shkëlqyen te Trepça me nga 31 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen. Bashkimi në gjysmëfinale të play-off-it do të takohet me Rahovecin.