Trepça kthehet me fitore nga Prizreni

Superliga 11 Prill 2019 23:39

Trepça ka shënuar fitore në udhëtim te Ponte Prizreni me rezultat 97:79 dhe është ngjitur në pozitën e 5-të, tashmë me 39 pikë, me bilanc prej 12 fitore e 15 humbje, njëjtë sikur edhe Ponte Prizreni që ka zbritur në pozitën e 6-të.

Samir Zekiqi me 30 dhe Imer Tahiri me 17 pikë ishin më efikasit te skuadra mitrovicase, ndërsa Blend Matoshi me 15 e Brandon Scott me 13 pikë u dalluan te prizrenasit.

-->