Trepça mposht Lipjanin, fitorja e tretë për “Minatorët”

Superliga 06 Nëntor 2019 21:03

Trepça ka shënuar fitore në udhëtim te Lipjani me rezultat 100:91, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Për “Minatorët” kjo është fitorja e tretë, pas asaj ndaj Pejës dhe Feronikelit, ndërsa për Lipjanin është humbja e 8-të në po aq ndeshje.

Veterani Besnik Azemi dhe Dj Hanes me nga 31 pikë ishin më të merituarit për fitoren e Trepçës, tek e cila pikë dyshifrore (18) pati edhe Ej Boyce.

Ndërsa, te Lipjani Demarcus Stucky Jr me 35 pikë ishte më efikasi, Devaughn Jenkins i shënoi 27 e Marquise Simuels 21 pikë.

-->