Trepça mposhtet në palestrën “Minatori” nga Vëllaznimi

Superliga 21 Mars 2021 21:32

Trepça ka pësuar humbje në palestrën “Minatori” në Mitrovicë nga Vëllaznimi i Gjakovës me rezultat 68:78.

“Kuqezinjtë” ishin në avantazh ndaj “Xehetarëve” në pjesën dërmuese të kohës.

Lojtari më i dalluar te mysafirët ishte Ty Nichols me 19 pikë të shënuara, tetë kërcime dhe tetë asistime.

Te Trepça me lojë të mirë u dallua, Stavros Toutzaiarkis me doubel-doubel prej 10 pikëve dhe 13 kërcimeve. /Zeri.info

-->