Treshja e Drenasit ftohen nga Kolumbia për Copa America

Sporte të tjera 26 Janar 2022 14:35

Tre lojtarët tanë që vijnë nga Kolumbia, Yulian, Camilo dhe Steven janë ftuar nga Kombëtarja e këtij vendi e Futsallit për Copa America 2022 që do mbahet në Paraguai.

Përndryshe treshja në fjalë janë dhe lojtarët kyç të kombëtares së tyre nga Amerika Latine.

Kolumbia gjendet në grupin A me: Brazilin, Uruguain, Ekuadorin dhe Kilin.

Treshja kolumbiane e ndihmuan Liqenin të fitonin titullin e kampionit në Kosovë.

-->