Tri ekipet e Superligës që nuk aplikuan për licencë të UEFA-s

Futboll 31 Janar 2020 16:07

10 klube nga të dyja gjinitë, 9 të meshkujve dhe 1 i femrave kanë aplikuar për t’u pajisur me licencën për garat e UEFA-s dhe përfaqësuesit e tyre ishin pjesë e seminarit të sotëm.

Ndërsa, Gazeta Olle gjatë ditës ka kontaktuar menaxherin për licencimi e klubeve për garat e UEFA-s, Bajram Shala.

Ky i fundit ka zbuluar tri skuadrat që nuk kanë aplikuar për licencim këtë vit.

“Dukagjini, Ferizaj dhe Vushtrria janë tri ekipet që nuk kanë aplikuar fare”, tha Shala.

Këtë edicion, në garat evropiane do të kenë rastin të paraqiten tri ekipe kosovare.

Një në parakualifikime të Ligës së Kampionëve kurse dy në parakualifikime të Ligës së Evropës.

Ky është viti i parë që numri i skuadrave kosovare është i tillë, pasi deri në edicionin e fundit vetëm dy skuadra kishin të drejtën të na prezantonin në Evropë.

Kujtojmë, edicionin e fundit, Feronikeli dhe Prishtina ishin skuadrat që na përfaqësuan në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

 

 

-->