Tri ndeshjet që “duhet” t’i keni në tiketën tuaj nesër

Futboll 10 Mars 2018 21:46

Tri ndeshje janë sugjeruar nga uebfaqja e specializuar e statistikave Whoscored për t’i vendosur në bastore të dielën.

Sipas statistikave të publikuara nga Whoscored, të ndeshjeve që pritet të zhvillohen nesër në top ligat evropiane, kjo uebfaqe sugjeron tri ndeshje të futbollit për t’i pasur nëpër tiketat tuaja, shkruan Insajderi.

Inter – Napoli

Kryendeshja e javës në Serie A luhet të dielën në Guiseppe Meazza, kur Interi do ta presë Napolin.

Meqenëse Napoli është një nga skuadrat më në formë në Seria në ndeshjet e luajtura jashtë fushës së saj, sugjerohet që në këtë ndeshje të shkohet me fitoren e myfarit.

Fitorja e Napolit në Meazza kuotohet me një koeficient të mirë, 1,95.

Kortrijk – Sporting Charleroi

Një tjetër ndeshje që sugjerohet nga Whoscored është ajo e kampionatit belg të futbollit Kortrijk – Charleroi.

Të dyja skuadrat luftojnë për një vend në garat evropiane për vitin e ardhshëm, ndërsa Whoscored sugjeron se kjo ndeshje duhet të luhet X – kjo për shkak se gjashtë ndeshjet e fundit të Charleroit kanë përfunduar me rezultat të barabartë.

Kuota për këtë takim është 3,39.

Portimonense – Vitoria de Guimaraes

Një ndeshje tjetër e sugjeruar nga Whoscored është ajo e kampionatit portugez, Portimonense – Guimaraes.

Duke parë faktin se skuadra e Guimaraes i ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit si mysafir, sugjerohet që kjo ndeshje të vendoset me shenjën 1.